×
  • Show Time
  • Show Time

    Familja 4 anëtarëshe që vdiqën në aksidentin tragjik, janë familjarë të këngëtares kosovare

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 12:57

    45 persona kanë mbetur të vdekur në një aksident tragjik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bullgari.

    Nga kjo tragjedi është prekur direkt këngëtarja e njohur Ganimete Abazi.

    Familja që u shua në tërësi kanë qenë të afërm të saj.

    Kryefamiljari Avni Ahmeti që humbi jetën me gruan dhe dy djemtë binjakë ka qenë djali i tezës së këngëtares së mirënjohur.

    “Dhimbje,trishtim,lot! Se kam mendu që kështu do ikni! Sa të vështirë e kam tani me ardhë në Shkup e mos me ju taku! Të pata djalë teze, por të deshta si vëlla o Avni Do të na mungoni shumë! Pushoni në parajsë engjujt e mi”, ka shkruar Ganja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!