Mbretëresha uroi Meghan Markle për ditëlindjen e 39-të.
Meghan Markle sot feston ditëlindjen e 39-të dhe me këtë rast mori edhe urime nga familja mbretërore.
Edhe pse ajo dhe princi Harry janë larguar nga familja mbretërore, në faqen zyrtare të Mbretëreshës nuk mungoi urimi për të.
Në atë postim shihet Mbretëresha krah Meghan, imazh ky i shkrepur në qershorin e vitit 2018.
“I urojmë ditëlindjen Dukeshës së Sussexit. Mbretëresha dhe Dukesha janë fotografuar gjatë vizitës në Chester më 2018”, thuhet në urim.
Po ashtu, nuk mungoi urimi nga Princi William dhe Kate, në faqen e pallatit Kensington, të cilët po ashtu e quajnë ende dukeshë, Meghanin.
https://www.instagram.com/p/CDdY1UcnClD/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/CDdbi1Jl2LG/?utm_source=ig_embed
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.