×
  • Show Time
  • Show Time

    Fansat “e dënojnë” Efin pas debatit me Luizin, miqtë e saj dalin me njoftim urgjent

    Reporteri
    05 Prill 2023 | 16:30

    Profili i Efi Dhedhes në rrjetin social Instagram ka rënë pre e një sulmi kibernetik, teksa është tentuar të hakohet dhe t’i shtohen ndjekësa fake.

    Këtë gjë e kanë bërë me dije vetë miqtë e Efit që i menaxhojnë Instagramin, përmes një postimi në InstaStory dhe thonë se kjo ka qenë dhe arsyeja për të cilën e kanë kthyer proflin në privat.

    “Instagrami i Efit sapo u kthye në privat për shkak të tentativave për hackim dhe përpjekjes së personave të tjerë për t’i blerë fake followers. E vetmja gjë që mund të them tani është WTF”, shkruhet në InstaStory.

    Dyshohet se pas këtij sulmi kibernetik qëndrojnë fansat e Luizit, pas debatit që Efi pati me këngëtarin shkodran dhe Kiarën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!