×
  • Show Time
  • Show Time

    Fansat e Noizyt rrahin shokun e Kozakut dhe Feros, dalin pamjet

    Reporteri
    16 Korrik 2022 | 14:40

    Sherret mes reperave dhe influencerave të TikTok po rriten dita-ditës, të cilat janë bërë shqetësuese.

    Disa muaj më parë Noizy u përfshi në një sherr të ashpër përpara lokalit të tij në qytetin bregdetar.

    Noizy doli jashtë lokalit dhe e ka goditi ‘rivalin’ e tij, Clevion, së bashku me shokët, teksa e gjithë skena e dhunshme xhirohej nga kamerat.

     

    Menjëherë pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe reperi Clevio ndodhet, akoma në burg për shkak të shkeljes së masës arrest shtëpie. Disa ditë më pare reperi Stresi u përfshi në një sherr brutal me BMT, duke i shkaktuar këtij të fundit disa plagë në trup, raporton VOX.

    Por duket se dhuna nuk ndalet këtu, gjatë një koncertit të Noizyt një tjetër reper me emrin ‘Medi Iseni’ i cili jeton në Zvicër është sulmuar me grushta nga disa ‘fansa’ të reperit.
    Kujtojmë se ‘Medi Iseni’ është shoku i Kozakut dhe reperit nga Kosova, Fero por që ka patur përplasje me ofendime me reperin Noizy.

    Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!