×
  • Show Time
  • Show Time

    Fansat i dërgojnë dron Luizit, i tregojnë për përkrahjen nga fituesi i Big Brother Kanada

    Reporteri
    16 Mars 2023 | 14:13

    Nuk është e re të thuhet por Luiz Ejlli është i lindur për “Big Brother VIP”. Strategjitë dhe intuita e tij kanë treguar se është një nga lojtarët më të mirë të këtij reality-show.

    Dhe te kjo ka ndikuar sigurisht fakti se ai ka parë e analizuar shumë nga edicionet e “Big Brother” në vende të ndryshme të botës. Mes lojtarëve që ai i referohet, ka përmendur shpesh fituesin e “Big Brother Kanada” Kevin Jacobs. E pikërisht, prej tij ishte frymëzuar edhe për të hyrë në tualet me Kristin dhe Maestron, gjë që është e ndaluar, duke dalë të 3 në nominim.

    Pasi Luizi e zbuloi këtë, shumë fansa i kanë treguar kanadezit se si Luizi po frymëzohet nga ai. Dhe dje Kegin shpërndau një video në instagramin e tij, duke shfaqur mbështetje për Luizin, të cilin e cilëson si gjeni dhe sigurisht fitues të lojës.

    “Një duartrokitje për këtë ikonë dhe fansat e tij të mrekullueshëm. Luiz Ejlli është duke dominuar në Big Brother VIP dhe ju dërgoj dashurinë time nga Shqipëria”, ka shkruar Jacobs në InstaStory.

    Ndërkohë, sot fansat e Luizi kanë dërguar një tjetër dron në shtëpinë e famshme për t’i treguar se kanadezi po e përkrah bashkangjitur me fotografi të të dyve dhe një mesazh.

    “Team Luiz dhe fituesi i Big Brother Kanada janë me ty”, shkruhej në dronin e dërguar për Ejllin.

    Ndonëse iu kërkua që banorët të futen brenda, Luizi ka arritur ta shoh teksa u shpreh i lumtur për këtë mesazh.

    Ndryshe, kujtojmë që Luizi këtë javë është i nominuar bashkë me dy banorët e tjerë Kristin dhe Armaldon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!