Fansat kanë kapur një detaj interesant në ‘selfien’ e Jenniferit.
Ajo planifikoi të tregojë figurën e saj mahnitëse në një ‘selfie’ në pasqyrë, në palestrën e saj në shtëpi, në Miami, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Por, fansat me sy të shqiponjës vunë re diçka në atë foto, një burrë me maskë dukej në sfond.
Disa nga ndjekësit e saj me mendje konspirative madje bëjnë shaka se dukej sikur këngëtarja dhe aktorja 50-vjeçare po mbante peng njeriun misterioz.
Jennifer shkëlqeu nga palestra e saj në foto, ku shfaqet e veshur me veshje sportive duke treguar muskujt e formësuar.
Por, përveç pajisjeve standarde të palestrës, fansat e saj vunë re fytyrën e një burri jashtë dritares pas saj dhe pak mbi supe.
“Pse ka një burrë në sfond me një dorë mbi gojën e tij?”, pyet një ndjekës. Burri, i cili kishte kokën tullace, dukej sikur kishte një maskë në fytyrë.
Por, në foto disave u dukej sikur dikush kishte vendosur dorën mbi gojën e tij. Një ndjekës komenton “Çfarë ndodh me burrin që e ka gojën e mbyllu?”
Në realitet, ai me shumë mundësi po bënte ulje-përtej dritares, gjë që do të shpjegonte pozicionin e tij dhe shprehjen në fytyrën e tij.
Nuk ishte e qartë se kush ishte njeriu dhe ai mund të ketë qenë trajner që qëndronte në shtëpinë e JLo-së, apo dikush që e vizitoi yllin në stërvitje.
Jennifer është mbyllur në shtëpi me partnerin e saj Alex Rodriguez dhe fëmijët e tyre.