Spektakli shumë i ndjekur Big Brother VIP Albania është përfshirë në një skandal të ri, pasi fansat kanë vënë re një problem shqetësues në faqen zyrtare të rezervimit të biletave.
Sipas reagimeve të shumta në Twitter, përdoruesit nga Kosova që përpiqen të bëjnë pagesën për të marrë pjesë në netët e spektaklit “Prime”, janë të detyruar të regjistrojnë rajonin e Serbisë për të përfunduar transaksionin.
Ky detaj ka ngjallur zemërim dhe pakënaqësi të madhe, duke ngritur dyshime mbi qasjen e organizatorëve ndaj publikut nga Kosova.
Ndërsa disa përdorues besojnë se mund të jetë thjesht një problem teknik i lidhur me sistemin e faturimit, të tjerë e shohin këtë si një neglizhencë të rëndë nga ana e organizatorëve, duke kërkuar një reagim urgjent dhe korrigjim të menjëhershëm.
Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga produksioni i Big Brother VIP Albania, por polemikat vazhdojnë të përhapen në rrjetet sociale.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një sqarim apo ndërhyrje për të zgjidhur këtë situatë që ka revoltuar shumë fansa në Kosovë. /Telegrafi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.