×
  • Show Time
  • Show Time

    Fansi bëri 400 km për koncertin e tij, Mozzik i kërkon falje publike

    Reporteri
    11 Nëntor 2019 | 22:41

    Reperi Mozzik zbuloi publikisht se cili është gabimi që ka bërë së fundmi.


    Ai tregoi se sa i lodhur ishte pas një koncerti sa anashkaloi fotografitë me fansat.

    Pasi dëgjoi njërin se i thoshte që kishte bërë 400 km për koncertin e tij, Mozzik u ndje keq dhe për këtë i kërkoi falje në publik.

    “Gabimi i fundit që kam bërë është në një koncert. Isha shumë i lodhur, shumë i djersitur pas koncertit. Më prisnin për të bërë foto. Bëra nja 20-30, por e dëgjova një fjalë që më tha dikush nga larg: “O, i kam bërë 400 km vetëm për të ardhur në koncertin tënd. Shoferi vazhdoi rrugën dhe i rashë pishman që nuk munda të ndalesha të bëja një foto me të. I kërkoj falje nëse më sheh, mos më shaj”, tha Mozzik në emisionin NIN.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!