×
  • Show Time
  • Show Time

    Fationi i “Për’puthen”, tregon të vërteten mes tij dhe Trejsi Sejdinit

    Reporteri
    07 Shkurt 2021 | 15:14

    Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari, nuk arriti të gjente dashurinë brenda programit dhe vendosi të largohet para disa javësh.


    Fationi u shpreh se kishte menduar prej kohësh të linte programin dhe se nuk mund të vazhdonte më tej të bëhej pjesë e hipokrizive.

    Mirëpo menjëherë pas emisionit të gjithëve ju tërhoqi vëmendjen një lidhje e ngushtë mes tij dhe Fifit. Pasi dyshja u shfaqën bashkë në rrjete sociale, por më vonë u zbulua se ata do të bashkëpunonin me njëri-tjetrin për këngën e re të Fifit dhe se nuk kishte diçka më shumë.

    Ai i bëri një koment modeles Trejsi Sejdini në Instagram dhe të gjithë filluan të dyshonin se mund të ketë mes tyre diçka.

    Fationi i shkroi Trejsit “O fëmijë i llastuar“, ndërsa ajo ia ktheu: “Bebwwww praa“.

    Mirëpo dhe me Trejsin këto nuk kanë qenë ngacmime, sepse Fationi ka treguar se e ka thjesht mikeshë të mirë.

    Ai është shprehur se si Fifin dhe Trejsin i ka shoqe, pavarësisht se njerëzit nuk e besojnë. Ndaj ai i ka lënë të lirë të gjithë të mendojnë çfarë të duan për marrëdhënien që ka me dy vajzat e njohura.

    “I kam të dyja shumë mikesha…. (hesht). Unë të them dhe po dhe jo, ti prap do dyshosh. Unë them i kam mikesha, mendo ç’të duash. Unë mund të them që e kam dhe të dashur ose grua, ose diçka tjetër, ti prap do dyshosh”, u shpreh Fationi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!