Modelja Anxhelina Hadërgjonaj dhe biznesmeni Fatmir Hysenbelliu kanë qenë të lidhur katër vite më parë.
Edhe pse lidhja e tyre ka përfunduar Fatmiri thotë se me Anxhelinën kanë mbetur miq dhe se e kanë shumë xhan njëri tjetrin.
Gjatë një interviste në “Glamour Zone” ai ka folur për herë të parë për arsyet që çuan në ndarjen e tyre katër vite më parë. Fatmiri e pranon se shkak për ndarjen është bërë distanca mes tyre, ndërsa thotë se nuk ka pasur aspak tradhëti dhe madje ata janë ndarë në paqe dhe me mirëkuptim.
Që pas ndarjes me modelen ai thotë se është single dhe nuk ka pasur asnjë lidhje të qëndrueshme gjatë kësaj periudhe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.