×
  • Show Time
  • Show Time

    Fejohet boksieri Robin Krasniqi, kjo është vajza që ia mori zemrën

    Reporteri
    07 Nëntor 2021 | 14:05

    Ky vit për boksierin, Robin Krasniqi, nuk ka qenë i sukseshëm në fushën e sportit.

    Bokseri kosovar që humbi titujt IBO dhe WBA kur u gjunjëzua përballë gjermanit Dominic Boesel, ka treguar një sukses në rrafshin personal.
    Krasniqi i ka dhënë fund beqarisë.

    Haxhiu nga Juniku që ndryshoi emrin në Robin, është fejuar me një vajzë nga Kosova e cila nuk njihet për dicka në jetën e saj.
    Ajo që erdhi në jetën e Robinit pasi ky u nda nga modelja Heidi Lushtaku, është Marigona Krasniqi.

    Lajmin për fejesën me boksierin e ka bërë të njohur vet Marigona, duke postuar fotografi të unazës me Robinin, por çuditërisht nuk e ka shfaqur fare në instagram të fejuarin e saj.

    Magazina.al ka kontaktuar Marigonën për të marrë konfirmimin për fejesën e saj. Ajo ka pranuar se është fejuar me Robinin, por pa dhënë një arsye bindëse ka kërkuar që lajmi të mos bëhët publik.

    Madje e spofejuara e bokserit ka “kërcënuar” portalin Magazina.al se “mund tju dal problem” nëse lajmi për fejesën e saj bëhët publik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!