Ish kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka kurorëzuar lidhjen e tij të dashurisë me fejesë.
Pas disa vitesh lidhje me Bubulina Sylën, çifti janë fejuar, derisa kanë zgjedhur që të bëjnë një organizim për të festuar me familjarët dhe miqtë në një nga lokalet e Prishtinës.
Gazeta Online Reporteri ka siguruar një fotografi të çiftit, derisa shihen duke treguar unazat.
Por, kush është vajza e cila ia ka rrëmbyer zemrën Qëndron Kastratit?
Bubulinë Syla është vajza e zëvendës ministrit të Mbrojtjes nga radhët e VV-së, Shemsi Syla.
Ndërkohë, kujtojmë se Qëndron Kastrati, dikur anëtarë i VV-së, ishte ndarë nga kjo parti në të cilën është tash e sa vite vjehrri i tij, Shemsi Syla, por duket se kjo gjë nuk ka penguar në raportin mes çiftit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.