×
  • Show Time
  • Show Time

    Ferki Shala tregon hitin e tij më të preferuar

    Reporteri
    22 Nëntor 2020 | 22:36
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    “Moj bjondinë”, “Këto urra”, “S’ka me shqipen tonë”, etj, janë hite të kënduara nga Ferki Shala-ish-vokalist i grupit TNT që pëlqehen e dëgjohen edhe sot.


    Ish-rokeri nga Mitrovica që tani është i përkushtuar ndaj fesë së islamit, dhe ka lënë pas jetën që bënte dikur, ka treguar cila është kënga hit që i pëlqen atij më shumë.

    Ai pa hezituar ka thënë se “Këto rrugë e këto urra”, është kënga e tij e preferuar.
    “Janë disa balada, që Nexhati i ka bo fantastike, por është ‘Këto rrugë e këto urra’ edhe sitauta si ke, po më duket shpirti aty ka qenë”, ka thënë Shala për REPORTERI/INTERVISTA.

    Ai ka thënë se shumicën e këngëve të tij i ka shkruar Hivzi Krasniqi.

    “Krejt këngët, tekstet ka pas shumë bashkëpunëtorë, por Hivzi Krasniqi ka qenë një prej tyre, edhe kur u themelu TNT, kur kam qenë në pyetje ka qenë njeri që ka bo për neve, ai i rregullojke tekstet që t’i këndoj shumë më lehtë, është edhe Ilir Maqastena”, ka thënë Shala.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!