Fillimisht e tronditën opinionin publik me lajmin për martesën e tyre të fshehtë. Për të mos u mjaftuar me kaq, dyshja Fero e Arbenita Ismajli bënë namin kur kumtuan se po bëhen prindër të një vajze.
Por me sa duket shtatzënia e parë e Ismajlit nuk do të jetë “boom-i” i vetëm, pasi dyshja po planifikojnë diçka më të madhe.
Çifti po pretendojnë që familjen e tyre ta bëjnë sa “një ekip i futbollit”. Kështu të paktën kanë deklaruar në një intervistë dhënë për “Studio A” me Adelina Hasanin.
I pyetur se a është i gatshëm për të krijuar familje, Fero është shprehur se gjithmonë ka qenë.
“Gjithmonë të gatshëm jena. Sa kemi me i bo?”- thotë Fero derisa i drejtohet gruas së tij, Arbenitës.
“Një ekip futbolli,” – është përgjigja të cilën e jep modelja 22-vjeçe, gjersa nisin të qeshin që të dy.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.