Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero është dorëzuar në Policinë e Kosovës, pasi bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishi, dyshohet se e kanë sulmuar producentin dhe menaxherin, Jetmir Agaj, në studion e tij në Dragodan të Prishtinës.
Lajmi për vetë dorëzimin e tij e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Agron Borovci ka thënë ai dhe truproja e tij janë duke u marrë në pyetje.
“Rreth orës 20:30, të dyshuarit janë paraqitur në stacionin policor dhe policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit për të proceduar tutje.”, ka thënë Borovci.
Borovci tha se informata është pranuar rreth orës 15:30, për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Nebih Gashi” në Prishtinë.
“Nga të dhënat fillestare është ëngritur dyshimi se dy të dyshuar, ku njëri nga ta dyshohet të ketë pasur dhe një armë, kanë sulmuar viktimën dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë që të dyshuarit janë identifikuar nga ana e policisë menjëherë ka nisur një hetim preliminar lidhur me rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen.”, tha ai./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.