Duket se Lyrical Son i ktheu përgjigjen Feros.
Dy muaj më parë, Fero habiti me deklaratën e tij në një video në InstaStory, ku ftonte në duel për rep Mc Kreshën, Lyrical Son dhe Bim Bimmën.
Fero pretendonte se ishte më i zoti në punën e tij, megjithëse kolegët kishin vite që merreshin me rep.
“Mos më filozofoni për Hip-hop, eja dalim para të gjithëve, para publikut tregojmë se kush është më i forti”- shprehej Fero në videot e tij.
Për dy muaj, reperi nuk mori asnjë përgjigje nga djemtë të cilëve i ishte drejtuar video.
Por, i ftuar në “RTV Dukagjini”, Lyrical Son s’ka mundur t’i shpëtojë gjatë intervistës temës së Feros.
Teksa fliste për përplasjen e dy “shkollave” të muzikës rep, asaj të vjetër dhe të resë, Lyrical Son u shpreh: “Mercedes-i nuk merret me Suzuki.”- duke i dhënë kështu edhe përgjigjen Feros në mënyrë të tërthortë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.