×
  • Show Time
  • Show Time

    Fero ju kërkon falje Noizyt, S4MM dhe Gjikos: Më tha Mozziku t’i shaj, tash u bë me ta

    Reporteri
    10 Maj 2022 | 19:54

    Fero është shndërruar sërish në njërin ndër reperët më të komentuar të momentit.

    Së fundmi ai u komentua shumë pas tensioneve me Unikkatilin. Madje ai ia ktheu edhe “diss-in” Unikkatilit.

    Fero së fundi në një ‘live’ bashkë me Kozakun, ka treguar shumë detaje të cilat nuk ishin të dëgjuara më parë.

    Sipas reperit ishte Mozzik ai i cili e ka “futur” në telashe me reperët të cilët Fero nuk ka raporte të mira.

    Ai ka përmendur emrin e Noizyt, Gjikos dhe Semit.

    Përtej kësaj ai ka rrëfyer edhe për mesazhin që Noizy i ka dërguar Mozzikut duke e sharë.

    Në video Fero iu kërkon falje reperëve, dhe kur u pyet nga Kozaku se pse Mozziku u largua nga kompania e Met Elshanit, ai ka habitur me përgjigjen e tij ku është shprehur: Sepse është tradhtar.

    Gjithashtu Fero ka përmendur edhe Unikkatilin, me të cilin edhe ka pasur tensione dhe të shara ditëve të fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!