Një video që u publikua nëpër media e rrjete sociale, u bë mollë sherri që reperi nga Gjilani, Feronit Shabani, të bie në prangat e Policisë.
Në pamjet e publikuara , Fero shihet duke e rrahur brutalisht një qytetar, derisa ky i fundit ndodhej brenda një veture. Këtë situatë, sipas raportimeve mediale, e provokoi kënga e reperit tjetër Unikkatil, ku mes vargjesh i bën ‘diss’ reperit nga Gjilani.
Pas arrestimit, Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj Feros, ndërsa nesër ai pritet të dalë para Gjykatës.
Në një përgjigje për Express, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra, ka njoftuar se seanca dëgjimore ndaj Feros do të mbahet nesër në orën 09:30.
“Mund të ju konfirmoj që është pranuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit në fjalë, ndërsa seanca dëgjimore do të mbahet me datë 27.07.2022, 09:30 minuta”, tha Shkodra.
Fero ngarkohet me veprën penale “Sulm” nga neni 184 i KPRK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.