Reperi Fero si duket nuk e ka ndërmend të ndalet!
Reperi nga Gjilani i cili ditë më parë ishte kryetemë e medieve rozë, pasi dyshohet se rrahu producentin Jetmir Agaj në studion e tij muzkore, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, nuk i ka mjaftuar me kaq!
Pas Jetmir Agajt, për Feron radhën e ka pasur Unikkatili.
Reperi është tallur publikisht në rrjetet sociale, duke e etiketuar Unikkatilin në njoftimin e një restoranti që po kërkonte ndihmës-kuzhinier/e, skarist/e dhe enëlarës/e.
Në mesin e shumë komenteve, mund të shihet se spikat kometi i reperit nga Gjilani, i cili i është referuar faktit që flitet se Unikkatil punon në një rrjet restorantesh në Amerikë.
Theksojmë se deri tani Fero nuk ka treguar se ka një raport jo të mirë me reperin i cili jeton tash e sa vite në Amerikë, e që punon në një rrjet restorantesh atje./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.