×
  • Show Time
  • Show Time

    Fero publikoi këngën “Diss” për të, Noizy i kthen përgjigje epike

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 21:23

    Fero s’i ndal ngacmimet për Noizyt. Para disa ditësh reperi i talentuar nga Gjilani, njoftoi se projekti i tij i rradhës do të jetë një Diss për Noizyn, te cilin madje e quajti “Nijazia”.


    Orët e para të mëngjesit, Fero ka publikuar këtë këngë të shumëpritur nga fansat e tij ku mes rreshtave përmend bashkëpunimin e Noizyt me motrat Mustafa.

    Mos gaboni mem testu edhe 1 her , se mvyn 1 or me bo muziken 3 or spotin , 1 jav me prit Spotifyn e Ton jeten me jav dek”, shkroi Fero në Instagram, por Noizy nuk është se ka qëndruar duarkryq.

    Reperi ka publikuar një foto nga tualeti teksa ironizoi Feron duke thënë: “Sikur t’ia vlente të merresha me ty”. Pra Noizy se paska ndërmend të merret me Feron edhe pse ky i fundit i bëri DISS.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!