×
  • Show Time
  • Show Time

    Fero rrëfen momentin e vështirë kur Arbenita humbi babain ditën që u lind Nina

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 12:46

    Reperi i njohur shqiptar, Fero, para pak jave është bërë baba për herë të parë.Ai dhe Arbenita janë bërë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin, Nina.


    Mirëpo, po të njejtën ditë që Arbenita u bë nënë ajo humbi babain e saj.

    Së fundi, Fero ishte i ftuar në emisionin tek “Rudina” ku zbuloi se babai i Arbenitës humbi betejën me COVID-19 ende pa e kuptuar se është bërë gjysh:

    “Shumë e dhimbshme. Nina erdhi në jetë rreth orës 1:30 të natës, fjetëm dhe kur u zgjuam të nesërmen morëm vesh lajmin tragjik. Edhe Arbenita u mërzit shumë. Ai e dinte se Arbenita do lindte, por nuk e ka marrë lajmin që lindi”, u shpreh reperi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!