Artisti nga Gjilani, Feronit Shabani, është shfaqur për herë të parë në publik pasi njoftoi se ka vendosur t’i dedikohej fesë dhe të tërhiqet nga muzika.
Reperi i njohur me emrin artistik “Fero” është shfaqur në shoqërinë e dy miqve të tij në një kafene të enjten në mbrëmje.
Tri ditë më parë, reperi njoftoi se do ta lë muzikën që t’i përkushtohet fesë islame dhe familjes.
Ai ka bërë të ditur se falet pesë herë në ditë dhe se është penduar për çdo këngë që e ka realizuar.
Në fillim të korrikut, reperi nga Gjilani u arrestua pas dyshimeve për dhunë fizike ndaj Arbenita Ismailit, bashkëshortes së tij me të cilën ndodhet në një proces të shkurorëzimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.