Reperi i njohur Fero dhe modelja Arbenita Ismajli gjatë ditës së djeshme i kanë dhënë fund beqarisë.
Është folur shumë në media për lidhjen e tyre të dashurisë, madje shumë shpesh kishte shkrime se edhe janë ndarë. Por tani është zyrtare se Arbenita dhe Fero janë burrë e grua.
Çifti Arbenita dhe Fero si duket është edhe një nga çiftet e showbizit të cilët “i martoi gjinkologu”, shkruan Reporteri.net.
Në një fotografi të siguruar nga Gazeta Online “Reporteri.net” konfirmohet se Arbenita është shtatzënë, lajm ky që ishte mohuar nga modelja.
Modelja duket se ka disa muaj që ka mbetur shtatzënë.
Kujtomë se reperi Fero tash e disa kohë është zhvendosur në Amerikë pranë bashkëshortes së tij. Ai për një kohë ishte larguar edhe nga muzika për t’u rikthyer sërish me projekte të reja. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.