Emisioni i shumë përfolur “Përputhen” ka hyrë në javën e fundit të transmetimit përsa i përket konkurentëve të rinj në moshë.
Autorja e këtij programi, Olsa Muhameti ka organizuar ditën e djeshme me rastin e përfundimit të emisionit një super festë ku pjesmarrësit kanë kërcyer dhe janë “çmendur”.
Përveç Bora Zemanit dhe Arjan Konomit, pjesa më e madhe e ish-konkurrentëve ishin të pranishëm në festë, por nuk kaloi pa u vënë re mungesa e disa emrave të bujshëm të këtij programi.
Si fillim nuk pamë çiftin, Melisa dhe Andi. Të dy ish-konkurrent të përputhen edhe pse dashurinë e tyre e finalizuan jashtë emisionit.
Gjithashtu u vu re mungesa e Ledianës, e cila është ndër të fundit që u largua nga Përputhen edhe pse po prisnim që të dilte çift me Mevlanin, por kjo nuk ndodhi.
Një tjetër konkurrente që ka bërë shume zhurmë, Ana Lleshi gjithashtu mungoi.
Edhe grupi i djemve që njihen për shoqërinë e tyre të ngushtë jashtë emisionit si Eri Aga apo Arsimi zgjodhën të mos shkonin në festë.
Asnjëri prej tyre nuk ka bërë një reagim në rrjetet sociale për mungesën që ra goxha në sy.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.