×
  • Show Time
  • Show Time

    Festë në familjen Veliaj, Kajan mbush 2-vjeç dhe urimin më të bukur e merr nga Ajola

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 10:36

    Dita e djeshme, në familjen e kryebashkiakut Erion Veliaj ka qenë festë.


    Djali i tij, Kajan ka pasur ditëlindjen dhe ka mbushur dy vite.

    Ka qenë bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa që e ka uruar publikisht të birin. Ajo ka publikuar në Instagramin e saj një foto krah kryebashkiakut dhe me të birin në krahë duke e përqafuar dhe puthur atë.
    “Dy udhëtime të plota rreth diellit”, ka shkruar Ajola në postim.

    Ndërkohë, komentet kanë qenë të shumta nga ndjekësit, të cilët i kanë uruar Kajanit vetëm ditë të lumtura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!