Këngëtarja e njohur Fifi, duket se po ndjen mungesën e një mashkulli në jetën e saj.
Mbrëmë, teksa po qëndronte në oborr me disa banorë të tjerë këngëtarja i dha leje Beniadës që t’i dhuronte disa puthje në buzë. Modelja seksi iu afrua menjëherë, pavarësisht pranisë së të tjerëve.
“Vëllai i madh, të lutem ma sill një mashkull ta puth tamam.”-tha Fifi.
Ndërkohë, e gjithë kjo skenë ndodhi përpara syve të Donaldit, tek i cili ishte mbështetur Fifi. Ai tha “Zot i madh!”, duke nënkuptuar se për të këto veprime janë jo normale. Megjithatë, vajzat e kaluan me të qeshur dhe vazhduan bisedën me të tjerët përreth tyre. Që në fillim të këtij formati, Fifi shprehu hapur pëlqimin që kishte për Granitit. Por pasi ish-konkurrenti i tha se e sheh vetëm si shoqe, ajo u tërhoq. Pas eliminimit të ish-futbollistit, duket se ajo “e ka gjetur ngushëllimin” tek Dj Dagz, të cilin e njeh edhe jashtë shtëpisë.
Dyshja janë parë duke u përqafuar dhe puthur, por kur Fifi u pyet nëse e zëvendësoi Granitin me Arbrin, ajo tha se atë e ka si vëlla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.