Një video e publikuar në rrjete sociale ka ngjallur reagime të shumta tek ndjekësit e Big Brother VIP.
Video ka në qendër Fifin, e cila mban në dorë një makinë llogaritëse, e që shumë e kanë komentuar se është një telefon mobil brenda shtëpisë më të famshme shqiptare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ka qenë blogeri Olti Curri ai i cili ka publikuar videon e këtij momenti, derisa ka thënë se aty nuk ka telefona.
“Nuk ka telefona aty brenda, jam i bindur për këtë gjë. Është makinë llogaritëse po e bën buxhetin”, ka shkruar Curri.
Në fakt e vërteta qëndron se ajo është një makinë llogaritëse të cilën banorët e përdorin për të bërë buxhetin javor.
Përveç kësaj, javë më parë, Fifi u komentua edhe për një orë që mbante në dorë, por që e vërteta e saj ishte se produksioni i kishin ndryshuar akrepat në të./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.