×
  • Show Time
  • Show Time

    Fifi ndryshon lojën në Big Brother VIP, e shpëton Granitin dhe e çon në nominim Donaldin me Arditin

    Reporteri
    02 Nëntor 2021 | 23:53

    Kësaj radhe nominimet brenda shtëpisë së Big Brother janë bërë ndryshe.

    Spektaklin e kaluar ato u bënë në sy të njëri-tjetrit, por kësaj radhe produksioni kishte vendosur që ato t’i bënte në dhomën e rrëfimit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Secili banorë dha dy emra dhe dy arsye rreth nominimeve.

    Personat që morën më së shumti vota ishin: Graniti dhe Arditi.

    Mirëpo, duke qenë se Fifi ishte e preferuara e publikut, ajo kishte të drejtë të zëvendësonte njërin nga ta me një banor tjetër.

    Këngëtarja nga Kosova ka zgjedhur që në vend të Granitit ta çojë në nominim me Arditin, aktorin, Donald Veshaj./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!