Fifi ka qenë padyshim njëra nga banoret më të diskutuara deri tani në edicionin e parë VIP të Big Brother Albnia.
Këngëtarja nga Kosova e cila po komentohet shumë për gjendjen e saj emocionale, ku nuk shkon ditë pa qarë, kësaj radhe ka zgjedhur të shijojë një masazh nga modelja shqiptare, Beniada Nishani, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Për të shijuar edhe më mirë masazhin, Fifi ka zgjedhur që të zhvishet krejtësisht në pjesën e sipërme, derisa po qëndronte e shtrirë në krevat.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Fifi është shprehur se po ndjehet në faj, pasi sipas saj ajo e ka penalizuar Granitin, i cili edhe përfundoi si më pak i preferuar nga publiku por edhe nga vetë banorët.
Madje këta të fundit janë shprehur se ai po e shfrytëzon këngëtaren nga Kosova për të qëndruar sa më gjatë në këtë lojë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.