×
  • Show Time
  • Show Time

    Fifi për Adriana Matoshin: Jam duke të pritur me zell e dashuri, njeriu më i fortë e më e guximshme që kam njohur

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 21:55

    Ditën e sotme (e mërkurë) u bë e ditur se aktorja Adriana Matoshi e ka përfunduar me sukses operimin.

    Ajo iu nënshtrua një operacioni në tru meqenëse ditë më parë tha se i është rikthyer tumori pas nëntë vitesh.

    Të shumta kanë qenë reagimet në rrjet në përkrahje të artistes nga Gjilani, derisa një gjë e tillë po vazhdon akoma.

    Së fundmi një reagim u bë nga këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, e cila po pret me padurim që të takohet me Matoshin.

    “O jeta ime. Oj energji e pastër. Jam duke mbaruar që të të përqafoj e të të marrë erë. O njeri më i fortë e më e guximshme që e kam njohur ndonjëherë. Jam duke të pritur me zell e dashuri kur të kthehesh me pi çaj rusi edhe me bo muhabet plot se kemi shumë me fol.. plus më duhen këshillat e tua. Oj aktorja ime e preferuar që ma rrëqeth mishin sa herë të shoh. Të dua shumë”, u shpreh ajo.

    ”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!