Pasi gjendja e saj u përkeqësua gjatë emisionit LIVE, Fifi ka vendosur që të largohet nga shtëpia e Big Brother.
Këngëtarja nga Kosova ka bërë gati valixhet, dhe ka vendosur të lërë lojën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Gjithë kjo erdhi pas një debati me opinionisten Balina Bodinaku e cila i tha Fifit se ka dashur ta merrte vëmendjen nga historia e Sarës me Dj PM.
Kjo gjë u kundërshtua ashpër nga Fifi, e cila tha se kjo është gjëja e fundit që do ta bënte në jetë.
E menjëherë ajo kërkoi të largohej nga shtëpia, derisa në atë moment kur po çohej në këmbë për tu larguar nga Big Brother, dhe aty i ra të fikët.
Fifi po kritikon Balinën se gjithmonë po flet gjëra negative ndaj saj, dhe kjo nuk është hera e parë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.