×
  • Show Time
  • Show Time

    Fifi shfaqet pa pikë grimi dhe dukja e saj do t’ju befasojë

    Reporteri
    03 Qershor 2021 | 10:32

    Jo shpesh jemi mësuar t’i shohim yjet e shoubizit pa grim e fare të thjeshta, kjo ngase edhe profesioni e paraqitjet e shpeshta televizive jua imponojnë të duken gjithmonë të kurura e në top-formë.


    Por kemi të tilla si, Filloreta Raçi- Fifi, e cila është treguar shumë shpesh e sinqertë dhe se nuk ka komplekse të tregojë si duket kur dritat e ekranit fiken, shkruan “Kosovarja”.

    Së fundi këngëtarja dhe tekstshkruesja e suksesshme ka publikuar disa imazhe, ku shihet pa pikë grimi në fytyrë, veshur thjesht dhe mund të themi se po duket e mahnitshme.

     

    Përndryshe para pak ditësh ishte festivali “Kënga Magjike 2021”, ku Fifi së bashku me këngëtarin nga Shqipëria, Bruno, erdhën me një bashkëpunim, që u prit shumë mirë nga fansat e tyre dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm, duke numëruar deri tash mbi 6 milionë shikime në YouTube.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!