×
  • Show Time
  • Show Time

    Fifi: S’kam probleme mendore, karrierën s’e kam fituar duke hapur këmbët, por me djers

    Reporteri
    25 Tetor 2021 | 17:11

    Fifi është bërë banorja më e diskutuar brenda shtëpisë së Big Brother.

    Një plan i saj me Monikën gjatë këtyre ditëve, të cilin edhe e zbuluan sot gjatë ditës, ka bërë që të përflitet nga banorët tjerë VIP, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një bisedë me Kledin, ky i fundit i ka thënë Fifit se nuk i ka pëlqyer kjo shaka e tyre, pasi as nuk ka mundur të bëj gjumin mirë gjatë këtyre ditëve, kur dyshja po debatonin.

    Në një moment Kledi i thotë që është keq edhe para publikut të ndahemi në grupe brenda shtëpisë, derisa Fifi ia kthen se kjo gjë nuk i intereson.

    “Mua nuk ma nin se qysh dalë para publikut. Unë s’kam probleme mendore, karrierën time e kam fituar me djersë e gjak e me mish e shpirt. Nuk e kam fituar duke i hapur këmbët”, ishte deklarata e Fifit.

    Derisa kujtojmë se po një debat i ashpër nga Fifi erdhi edhe mbrëmë, mes saj e Semit, pasi kësaj të fundit nuk i pëlqente dhe kishte frikë që këngëtarja nga Kosova po e mbante nëpër duar atë shkop, ku më pas shpërthen edhe debati dhe Semi qan./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!