Një video ku shihen duke u puthur e përqafuar dy banorë të Big Brother VIP, është shpërndarë nëpër Instagram. Bëhet fjalë për Fifin dhe Granitin.
Ka qenë faqja “Vipat e Bllokut”, që e ka publikuar këtë video. Aty shihet Fifi duke e përqafuar dhe puthur në qafë Granitin.
Në një moment, ata i ndërprenë Donaldi. Ai hyn aty për t’i lënë disa valixhe dhe në atë moment Fifi largohet nga Graniti.
“Kur futesh padashje në dhomën e gabuar”, ka qenë përshkrimi i kësaj video.
Ndryshe, Graniti dhe Fifi janë pajtuar që të mbesin shokë, ndonëse kohë pas kohe i vazhdojnë flirtet me njëri-tjetrin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.