Në mbrëmjen e sotme në TV Klan finalja e spektaklit të dashurisë “Love Story”. Nata finale ka rezervuar takime romantike të Saimirit me dy vajzat finaliste, Merin dhe Generdën.
Për Merin Saimiri kshte zgjedhur qytetin e Romës, ku pas një shëtitje në vendet kryesore të kryeqytetit italian, shijuan edhe një darkë.
Nuk munguan fjalët e dashurisë nga ana e të dyve, teksa Saimiri theksoi se nuk e kishte menduar që do arrinte të ndjente aq shumë për dikë.
Ndërsa me Generdën Saimir kishte një takim mjaft romantik dhe të ndjerë në Stamboll. Pas shëtitjeve në disa nga pikat turistike të qytetit, ata darkuan bashkë teksa folën për ndjenjat e tyre.
Më parë Saimiri vendosi të eliminonte nga gara Generdën duke u shprehur se zemra e tij ka marrë drejtim tjetër. Zemra e Saimirit i përket Merit, të cilën e zgjodhi si fituese të kësaj gare duke përcjellë shumë emocione.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.