Egla Ceno, fituesja e çmimit të madh prej 100 mijë eurosh në Big Bother Vip Albania 3 ka folur këtë të martë për fitoren, por dhe për paratë e fituara. Gjatë një interviste në “Fiks Fare””, Ceno tha se nuk kishte parë ndonjëherë 10 mijë euro bashkë e jo më 100 mijë.
Ndërkohë, Egla foli dhe për raportet me ish-banorët e tjerë të BBVIP, ku zbuloi ndër të tjera dhe një bisedë me Jul Dedën, në momentin kur ajo u rrëzua në skenë, disa ditë pas finales. Ajo tha se Deda i kishte thënë se kështu ndodh kur e merr BBV me hile. Ndërsa për raportin me Romeo Veshajn preferoi të mos flasë.
“100 mijë euro bashkë, unë s’kisha parë bashkë as 10 mijë euro. Po 100 mijë euro, ec radha. Me ish-banorët flas, por këto ditë nga kërbishti nuk është se kam folur shumë. Lul Deda, o lulo, jena shqiptarë vëllai. Bota është botë, merret i sëmuri në telefon. I thuhet si e ke kërbishtin, a u bërë mirë, jo telefonin e kam hapur. Unë rashë te studioja dhe sipër kisha fytyrën e Julit të shqetësuar, dhe kur më vjen një batutë; ej më tha mua, kështu është kur e merr Bigun me hile’. Mu hiq qafe i thashë. Me Romeon, është shumë mirë. Ka ca gjëra që s’mund t’i them për momentin, por do sqarohen vetë”, tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.