Moderatorja e dashur për publikun, Bora Zemani, ka zbuluar përmes një postimi në “Instagram” se është zyrtarisht e shëruar nga koronavirusi.
Bora e ka fituar betejën me Covid-19, e tani të gjithë po presin që ta shikojnë në ekranin e Top Channel, duke moderuar emisionin “Për’puthen”.
“Zyrtarisht negative”, ka shkruar moderatorja e njohur krahas dy fotove që ka postuar në rrjetet sociale. Bora ka publikuar një foto të saj nga makina dhe një tjetër të gjithë ilaçeve që ka pirë gjatë kësaj kohe për ta luftuar virusin.
Kujtojmë se prej disa ditësh, programin e moderuan konkurrentet e “Për’puthen” Ana Kauri dhe Antonela. Ndërsa dy ditë ishin vajzat e larguara nga programi, Melisa dhe Ana Lleshi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.