Në një deklaratë, organizatorët e Eurovisionit deklaruan se këngëtari është i gatshëm “të testohet për drogë pas mbërritjes në shtëpi” – transmeton KP.

Ky grup ishte një nga favoritët në garë dhe fitoi me këngën “Zitti e buoni”. Njerëzit komentuan se çfarë po bënte këngëtari kur pamjet e drejtpërdrejta e tregonin atë duke prekur tryezën me fytyrën e tij ndërsa festonin.

Bëhet virale videoja e anëtarit të grupit fitues të Eurovision ku thuhet se po merrte drogë gjatë shfaqjes - demantohet nga “Maneskin”Bëhet virale videoja e anëtarit të grupit fitues të Eurovision ku thuhet se po merrte drogë gjatë shfaqjes – demantohet nga “Maneskin”

I pyetur gjatë një konference për shtyp, Damiano David tha se po shikonte poshtë, pasi kitaristi Thomas Raji theu xhamin.

 

“Ne jemi të vetëdijshëm për spekulimet që qarkullojnë rreth videos nga Dhoma e Gjelbër dhe ne do t’i shqyrtojmë me kujdes ato”, thanë organizatorët e Evrovision në një deklaratë.

Anëtarët e grupit më vonë reaguan ndaj akuzave përmes një historie në Instagram në të cilën ata deklaruan se ishin të habitur dhe nuk e miratonin përdorimin e narkotikëve.

“Ne jemi me të vërtetë kundër drogës dhe kurrë nuk kemi marrë kokainë. Ne jemi gati të testohemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur.”

Kënga rok fitoi, megjithëse nuk është në frymën klasike të Evrovisionit. “Maneskin” është grupi i parë që fiton këtë konkurs që nga viti 2006, dhe Italia fitoi për herë të fundit në vitin 1990.