×
  • Show Time
  • Show Time

    Fjalët e para të Luizit dhe Kiarës pas finales së Big Brother VIP Albania

    Reporteri
    07 Maj 2023 | 9:57

    Pasi Luizi fitoi dje edicionin e dytë të Big Brother Vip, duke rrëmbyer kështu çmimin e madh prej 100 mijë eurove, ka dhënë bashkë me Kiarën një intervistë.

    I pyetur nga Top Albania Radio për eksperiencën e tij në BBV, Luizi u shpreh shumë i lumtur për gjithçka. Ai afroi edhe Kiarën pranë vetes duke treguar se ka partneren më të bukur në botë. Kiara tha se gjëra të bukura i presin ndërsa Luizi u shpreh se më në fund do jetojnë dashurinë e tyre pa kamera.

    Të pyetur se cila është gjëja e parë që do bëjnë pas finales, Luizi u përgjigj se do shkojnë më në fund në shtëpi. Ndërsa Kiara tha: “Gjëja e parë që do bëjmë do qetësohemi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!