Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është arratisur nga Shqipëria pasi gjykata e Kukësit vendosi pak muaj më parë që hetimet ndaj këngëtares të vijonin në arrest shtëpie.
Ajo gjatë ditës së djeshme është parë nën shoqërinë e aktivistit Rron Gjinovci dhe familjareve të tjerë, në një restorant në Kosovë.
Banesa ku Morina qëndronte me qira ishte në Kukës. Ajo e kishte marrë shtëpinë me qira përballë rajonit të policisë, gjatë kohës që Policia ka shkuar për kontroll dhe nuk e kanë gjetur në banesë atë, duke nisur kërkimet.
Këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.