Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, e njohur edhe si rep artiste, ka publikuar një foto të fundit në rrjetin social instagram, teksa është shfaqur me mbulesë, ku ka uruar muajin e Ramazanit, përcjell Reporteri.net.
Ndonëse në shumë prej paraqitjeve të saj preferon të ekspozohet, në imazhin e fundit që ndau me ndjekësit e saj në InstaStory, ajo bëri të kundërtën.
“Mirë se vjen o muaj i bekuar i Ramazanit, qoftë i lehtë, i begatë dhe i mbushur me vepra të mira për të gjithë besimtarët Amin”, shkroi këngëtarja Morina në InstaStory.
Edhe përgjatë iftarit, ajo publikoi një fotografi të një filxhani me kafe dhe të disa hurmave, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Allahu kabull të gjithë agjëruesve”.
Ndërkaq, Fjolla Morina ka treguar disa herë se mundohet që të agjerojë gjatë muajit të Ramazanit disa herë.
Foto:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.