×
  • Show Time
  • Show Time

    Fjolla Morina: Njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet, ka defekte në personalitetin e tij

    Reporteri
    14 Korrik 2022 | 21:52

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, po vazhdon të jetë aktive dhe mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

    Ajo shpesh publikon për ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj apo aktivitetet muzikore.

    Në një fotografi të publikuar së fundmi, këngëtarja e hitit “Fb” është shfaqur paksa e dëshpëruar në një ‘selfie’, teksa e ka shoqëruar atë me një mbishkrim interesant.

    “Njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij, atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë. A po më kuptoni?”, ka shkruar Fjolla në InstaStory.

    Nuk dihet nëse kjo frazë ka qenë një dedikim për dikë në veçanti, pasi tash e sa kohë Morina ka qëndruar e rezervuar për sa i përket jetës private.

    Ajo sivjet i dha fund lidhjes me biznesmenin e njohur Fisnik Syla, me të cilin ishte kurorëzuar vitin e kaluar në një dasmë glamuroze në Ishujt Maldive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!