×
  • Show Time
  • Show Time

    Fjolla Morina viziton fëmijët e SOS Fshatit në Prishtinë për fundvit

    Reporteri
    24 Dhjetor 2021 | 19:46

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, duket se krahas angazhimeve në muzikë dhe biznes, nuk e lë anash as aktivitetin në iniciativa bamirëse.

    Së fundmi, për fundvit ajo ka vizituar SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë, ku ka takuar drejtoreshën e Programit, Ora Bytyçi.

    Morina ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shihet nën shoqërinë e Znj, Bytyçi, ndërsa ka bërë të ditur se tash e sa vite është pjesë e një bashkëpunimi me SOS Fshatin.

    “Si çdo fundvit, bashkë me znj.Ora Bytyçi nga SOS Fshatrat, u dakorduam të vazhdojmë bashkëpunimin si deri më tani. E kam shumë për zemër znj.Ora, e admiroj për punën që e bën me fëmijët e SOS! Viti që po vjen, uroj të sjellë shëndet e lumturi për më të vegjlit tanë”, ka shkruar Fjolla Morina në Instagram.

    Përndryshe, viti 2021 ka qenë një vit mjaft me sfida për Fjollën, e cila pas problemeve me ligjin në Shqipëri, më në fund arriti që të fitojë lirinë kur u hodh poshtë kërkesa për ekstradimin e saj nga Kosova në Shqipëri.

    Megjithëse ka qenë jo-aktive në aspektin e prurjeve të reja muzikore, Morina e ka gjetur më shumë veten e saj kohëve të fundit në biznes, përkatësisht linjën e veshjeve që ajo ka në shitje në dyqanin e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!