×
  • Show Time
  • Show Time

    Flet më në fund Fjolla Morina: Drenica ka përparuar, u vesha si Rita Ora

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 12:25

    Si shumë nga këngëtarët kosovarë, edhe Fjolla Morina ka nisur të mbajë koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. Mbrëmë ajo ishte në Skenderaj. Aty ku u paraqit me një veshje që po cilësohet si provokative, sidomos për faktin që aty kishte fëmijë. Fjolla për veshjen u kritikua nga figura të ndryshme në Kosovë. Mirëpo ajo në një deklaratë për Express ka thënë se vendi duhet të ecë përpara. E artistët duhet të mos gjykohen me anë të veshjes por për vokal. Thotë se për koncertin u pagua mjaftë shtrenjtë.


    Doli gjysmë e zhveshur përballë një publiku i cili kryesisht ishte i përberë nga fëmijët. Me një veshje që ia vinte në pah gjoksin e kofshët, Fjolla dridhej e kërcente para fëmijëve.

    E për performancën e cila zgjoi reagime të shumta ka folur për Express, vet këngëtarja. Ajo thotë se nuk shqetësohet aspak për komentet e të tjerëve duke e cilësuar paraqitjen e saj si artistike.

    “Duhet me ecë përpara, mos me u merr me veshjet. Drenica sidomos Skënderaj ish ba sikur Prishtina. Veç unë kam qenë në koncert. Kam performu veç vet. I gjithë publiku kish qenë i imi. Kush e ka organizu nuk e di. Menaxheri është marrë me organizimin. Sa jam pagu nuk mundem me tregu, por shifrat kanë qenë të mëdha”, tha Morina.

    Ajo thotë se kosovarët duhet të ecin përpara. Fjolla e ka krahasuar veshjen e saj me të Rita Orës. Mirëpo thotë se për veshjen e Ritës nuk reagoi askush.

    ” Njeriu unë mendoj se dashurinë e jep me këndim edhe me zemër. Edhe Rita Ora a erdhi me këndu. A kishte fëmijë, e luajti shotën. Ishte e veshur gjithë e ngjitur. Unë kam pas edhe geta, hallohopke”, thotë Fjolla.

    Për prezencën e fëmijëve në koncert dhe për paraqitjen e saj, Fjolla thotë se organizatorët i kanë vënë fëmijët përpara. Por publikun e ka pasur të gjithin për vetë. Deklaron se të gjithë kanë shkuar për ta parë performancën e saj.

    “Fëmijët i kanë lan përpara. Drenica e meriton me u ba kryeqytet si Prishtina”, deklaron Fjolla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!