×
  • Show Time
  • Show Time

    Flet nga burgu personi që porositi rrëmbimin e “Mbretit të Instagram-it”: E morën në makinë që mos ta vrisnin

    Reporteri
    10 Nëntor 2021 | 16:48

    Pak kohë më parë, një video u bë virale duke bërë xhiron e rrjetit ku Kozak, i njohur si mbreti i “Instagramit” është rrëmbyer dhe rrahur nga disa persona duke u filmuar drejtpërdrejt në “Instagram”.

    Rrëmbimin e tij e kanë raportuar në polici familjarët e Kozak, teksa forca të shumta të policisë janë vënë menjëherë në lëvizje. Personat e përfshirë në këtë rrahje ishin miqtë të Fabio Dushku.

    Ky i fundit ka folur për herë të parë pas kësaj ngjarje për emisionin “Shqipëria Live”, ku sqaroi të vërtetën mbi lajmet që kanë qarkulluar për të. Ai tha se njeh njerëzit e Kozak, pasi ka pasur disa në burg.

    “Njerëzit e Kozak i njoh. Kam pasur në burg disa kushërinj të tij. I kërkoj falje nënës së tij, por ai i kaloi çdo limit njerëzor. Unë jam në një botë tjetër, e ai merret me “Instagram”. Nuk e ka të gjithë fajin ai, se edhe atë e kanë shtyrë. Rrjetet sociale janë një gjë jo e mirë për rininë, ku duan të tregojnë se janë të fortë”, tha Dushku.

    I pyetu se a e rrëmbeu ai, Fabio tha: “Ça rrëmbimi, se na kanë çmend. Rrëmbimi bëhet për lek, e çojnë në mal dhe e vrasin. Atë e morën në makinë, i dhanë 5 shpulla. Që të mos ngrihej ndonjë nga fisi që ta vriste, shokët i dhanë dy shpulla”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!