×
  • Show Time
  • Show Time

    Flet “pa dorashka” ish-konkurrentja e Për’puthen: Ja pse gratë i rrahin burrat, nuk kanë zgjidhje tjetër

    Reporteri
    04 Prill 2022 | 16:58

    Ka folur pa dorashka ish-konkurrentja e Për’puthen lidhur me një temë e cila prej kohësh është një shqetësim për shoqërinë.

    Bëjmë me dije se në “Shqipëria Live” është trajtuar çështja e dhunës dhe ish konkurrentja Margaret Shllaku ka treguar arsyet përse gratë dhunojnë burrat.

    Sipas saj, gratë kur nuk gjejnë mbështetje tek familja apo shoqëria, gjejnë zgjidhje tek dhuna.

    “Unë mendoj që në shumicën e rasteve është një situatë që agravon nga meshkujt, por femra duke parë që situata është në një moment kritik, zgjedhin dhunën, jo me dëshirë absolutisht. Këtë e bëjnë kur nuk gjejnë mbështetje as tek familja, as tek shoqëria.

    Unë nuk e bëj sepse realisht mendoj se është e drejtë dhuna, por mendoj se femrat nuk e gjejnë mbështetjen as tek instancat, as tek familja apo shoqëria dhe duke e pasur të pamundur, percepiton situata dhe ato, të gjithë dhimbjen e tyre e kthejnë në dhunë. E kuptoj që mund të duket si justifikim, por me të vërtetë nuk është i tillë.”, tha Margaret Shllaku. /Top Channel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!