Michele Morrone ka bërë lëmsh gjithë rrjetin dhe i ka bërë fansat të dyshojnë rreth orientimit të tij seksual.
Shkak është bërë një fotografi që aktori italian ka ndarë në rrjetin social “Instagram”, ku bashkangjitur shkruan: “Unë jam gënjeshtar”, teksa shfaqet pa bluzë përkrah kolegut të tij të “365 ditë”, Simone Susinna.
Të njëjtën foto më pas publikoi edhe Sussina në profilin e tij me të njëjtën shprehje dhe këtu lindën dyshimet e para të fansave. Shumë kanë nisur të dyshojnë se dy djemtë e njohur mund të jenë homoseksualë dhe kanë marrë vendimin të dalin hapur me rastin e “muajit të krenarisë”, dedikuar personave gay, lesbikeve, biseksualëve dhe transgender.
Ndërkohë që shumë kanë nisur të reagojnë të shokuar, shumë e kanë cilësuar këtë foto si një mrekulli të muajit të krenarisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.