Prej disa javësh, Afrona Dika dhe Blero janë në qendër të mediave rozë. Ata po përfliten për një ndarje të mundshme.
Gjithçka nisi pasi në profilin e modeles në Instagram, ishin fshirë të gjitha fotot me këngëtarin.
Mirëpo së fundmi, Afrona ka sqaruar gjithçka lidhur me profilin e saj. Ajo ka bërë një postim në Instastory, duke thënë që i kishin hakuar profilin dhe më në fund i është rikthyer.
“Përshëndetje të gjithëve, tani profilin tim e kam sërish, ishte hakuar për disa ditë. Dua të falenderoj me zemër ato që më ndihmuan në rikthimin e tij”, ka shkruar bukuroshja.
Tashmë, ndjekësit janë në dilemë, nëse ndarja me Bleron është e vërtetë apo jo, pasi fotot nuk i paska fshirë Afrona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.