Ish-banorja e BB VIP Albania, Gerta Gixhari rrëfeu emocionet e përjetuara, duke treguar se e merrte malli për familjen, por për t’iu fshehur kamerave, futej në tualet dhe qante.
Gerta foli edhe për incidentin që pasoi me Zarf të Zi, kur i hodhi Gjestit shampanjë në sy. Ajo u shpreh:
“Gjestin të gjithë e kanë bullizuar në shtëpi dhe mua më dukej shumë e rëndë, duke qenë se jam nënë dhe tani bullizimi në shkolla është shumë i lartë dhe fëmijët hasin një problem shumë të madh, historitë bullizuese unë i kam dëgjuar edhe jashtë asaj shtëpie. Nëse ka pasur pika që mua më kanë prekur shumë kanë qenë bullizimet. Në momentin që ai është bullizuar mua më ka ardhur për së brendshmi për ta mbrojtur. Nga ana tjetër e gjithë situata me Gjestin është marrë më shumë seriozisht nga banorët e tjerë, duke hyrë në këto grackat e vogla dhe provokimet e vogla që bënte.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.