Gazetari dhe prezantuesi i njohur i rrjetit televiziv amerikan CNN, Chris Cuomo, ka njoftuar të martën se është diagnostikuar me Covid-19.
Ai ka bërë të ditur se aktualisht po ndihet mirë, dhe se do të vazhdojë ta udhëheqë emisionin e tij “Cuomo Prime Time”, nga ambientet e shtëpisë së tij.
“Në këto kohë të vështira, që duket se po bëhen më të vështira e më të ndërlikuara me kalimin e ditëve, sapo kam marrë vesh që jam pozitiv për koronavirus”, ka shkruar Cuomo, në një njoftim në llogarinë e tij, në rrjetin social Twitter.
— Christopher C. Cuomo (@ChrisCuomo) March 31, 2020
“Kam pasur kontakt me njerëz në ditët e fundit, të cilët po ashtu kanë rezultuar pozitivë, dhe kam pasur ethe e vështirësi në frymëmarrje”, ka treguar gazetari i njohur.
“Shpresoj se nuk ia kam bartur atë edhe fëmijëve dhe Cristinës. Kjo do të më bënte të ndihesha më keq, sesa kjo sëmundje!”, është shprehur ai.
Cuomo për herë të fundit ishte në zyrat e CNN, në Nju-Jork, të premten e kaluar.
Emisionin e tij ai e udhëhoqi nga shtëpia e tij, të hënën, dhe e intervistoi vëllain e tij, guvernatorin e Nju-Jorkut, Andrew Cuomo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.